Një person ka humbur jetën sot në Njësinë Kurdari të Matit.
Sipas Policisë rreth orës 15.15, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë shtetasi M.N, rreth 52 vjeç, banues në Klos, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Mark Nikolli në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë në Qafe Dardhë të Klosit së bashku me gruan. Sipas Policise ai ka qenë duke pastruar një armë zjarri që e mbante pa leje.
