Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Po tani, pse e kompleksoni opozitën?

12:04 / January 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha thumane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ardit Rada

Viti që lamë pas do të cilësohej si i mbrapshtë në historinë e vendit, sikur këtë titull të mos e kishte zënë Ismail Kadare. Në plot 365 ditë shqiptarët përjetuan dhunëne protestave, djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve, dekrete e çdekrete që erdhën nga bulevardi e deri te kulmimi me një fatkeqësi natyrore. Bilanci i humbjeve të opozitës së udhëhequr nga PD nuk ka më nevojë të listohet. Ai është i njohur dhe i dënuar si nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga baza e vetë partisë që drejton Basha.

Ditën e djeshme, opozita ka vendosur të rikthehet në tryezë dialogu, duke rrëzuar poshtë të gjitha parakushtet dhe paragjykimet për Ramën në veçanti. Kësisoj, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjeve të OSBE-së dhe çdo ambasade aktive në Tiranë që e ka parë dialogun si e vetmja rrugë demokratike. Tashmë ‘topi’ mbetet në krahun e opozitës, nëse do t’i përgjigjet tryezave të tjera, apo a do të kërkojë ajo vetë marrëveshje në vijim për të shpëtuar së pari veten e saj.

Pas takimit mes Gjiknurit, Bylykbashit, Vasilit dhe Hajdarit, ka një mori kritikash ndaj PD dhe LSI. Demokratët e kanë parë prezencën e tyre në tryezë si zbutje të ‘luftës’ së nisur ndaj qeverisë. Ndërsa socialistët, si shenjë dobësie nga ana e opozitës së mbetur rrugëve, pa asnjë pushtet përveç zyrës së Ilir Metës. Pre e paragjykimeve ka rënë prej kohësh edhe Rudina Hajdari, që është konsideruar si e përdorur në historinë e reformës zgjedhore dhe si mjet presioni ndaj Bashës, se reforma mund të kalojë me votat e Rudinës.

I gjithë ky kompleksim që i bëhet opozitë, ngjan i tepërt kur të gjithë presim një klimë politike më të qetë e bashkëpunuese. Edhe pse duhet të ishte tërmeti ai që duhet t’i ulte palët në tryezë, le të mbahemi pas proverbit ‘më mirë vonë, se kurrë’.

Opozita e Bashës do t’u japë mundësinë të gjithëve për kritika në vijim. Së pari për faktin që do të shkojë në zgjedhje ndërkohë që nuk drejton më asnjë bashki. Së dyti, Basha do të jetë sërish i përkëdheluri, që pa pasur një parti parlamentare do të gjehen mekanizmat që t’i jepen komisionerë e numërues.

Megjithatë, kjo do të ndodhë në një kohë më të largët.

Kush nuk e mban dot mllefin mund të kapet, përshembull, pas emrit të Vasilit që e kanë çuar në tryezë si strateg.

Të tjerët, të ndjekin në qetësi nëse do të zgjidhet ‘nyja gordiane’ që lidhi Basha me shokë.

Ardit Rada Opozite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Balla në Kuvend: Kur hyri Saliu, Gonja, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

11:26 / July 13, 2026

Votimi i Qeverisë dhe Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:16 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.