Policia e Korçës ka vënë në pranga një 35-vjeçar për vjedhje. Ka qenë një telefonatë në nurmin e policisë që ka bërë të ditur se në shtëpinë e një emigranti kishte hyrë dikush për të vjedhur.
Policia u vu në lëvizje, duke konstatuar L.SH, i dënuar dhe më parë për vjedhje, në ambientet e shtëpisë.
NJOFTIMI I PLOTE
Në numrin 129 të policisë, një qytetar ka njoftuar se në lagjen nr. 4 Korçë, në banesën e shtetasit P. N., (emigrant) një shtetas kishte hyrë për të vjedhur.
Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar drejt adresës së raportuar, ku kanë konstatuar në ambjentet e brendshme të banesës, shtetasin L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhje.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. SH., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
