Mtthijas Pogba ka folur sërish mbi të ardhmen e vëllait të tij Paul Pogba, i cili përflitet për një kalim tek Real Madrid.

Në një intervistë për “El Chiringuito” Mathijas pretendon se Paul dëshiron të largohet nga Manchester United dhe deri më 2 shtator mund të ndodhë gjithçka.

“E dimë të gjithë që Paul dëshironte të lëvizte, po pret shumë e të shohim se çfarë do të ndodhë. Deri më 2 shtator mund të ndodhë gjithçka.”

Nuk ka shumë rëndësi për Mathias Pogbanë nëse “Djajtë e Kuq” nuk kanë mundësi ta zëvendësojnë, transferimi i tij në “Bernabeu” është i mundur:

“Sigurisht që Florentino mund ta blejë, s’ka gjë të pamundur. Trajnerit Zidane i mungon një si vëllai im, ai ka nevojë për një mesfushor. Nëse nuk ia sigurojnë atë që kërkon, do ta ketë të vështirë. Paul nuk vlen 200 milionë, por bota e futbollit kështu është. Manchester United do të kërkojë shumë para, por nuk besoj 200 milionë. Çfarë mungon për transferimin? Pronari i United nuk ka thënë po.”

Pavarësisht dëshirës për t’u larguar, Mathias siguron se Paul nuk do të bëjë veprime të gabuara për ta detyruar klubin anglez që ta shesë.

“Paul nuk vepron si Neymari, ai është profesionist. Ka kontratë me klubin dhe derisa të firmosë me një skuadër tjetër, do të japë maksimumin tek United. Ëndrra e tij është të fitojë Championsin.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here