Pas tensionimit të situatës mëngjesin e kësaj të mërkurë ku pati konfrontim fizik mes artistëve dhe policëve, situata u qetësua.
Pas thirrjeve të shumta, situata është qetësuar, dhe artistët kanë mundur të hyjnë në ambientet e brendshme të godinës.
Mëngjesin e sotëm forcat e policisë ishin të pranishme pasi do të largoheshin orenditë e teatrit, por artistët janë të vendosur në kauzën e tyre.
