Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia aksion te Call Center-at: 8 të arrestuar, 3 në kërkim. Mashtronin gjermanët dhe spanjollët

13:28 / November 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
about img callcenter 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka arrestuar 8 persona dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë pas një operacioni të kryer në një prej Call Center-ave në qytet. Burime zyrtarë bëjnë me dije se arrestimet janë kryer pas denoncimeve nga shtetas të huaj se ishin mashtruar përmes platformave të ndryshe online nga ky Call Center.

Personat e bënë ne pranga janë kryesisht vajza, si menaxhere dhe punonjëse të këtij Call Centeri që mashtronte qytetarët e shteteve të Bashkimit Europian duke iu premtuar se do të investonin në Forexl Kriptomonedha apo në gjoja bursa.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre persona, njëri prej tyre,27 vjeç me shtetësi polake si edhe bashkëjetuesja e tij. Polaku ishte edhe organizatori i grupit, i cili sipas policisë kishte siguruar infrastrukturën për kryerjen e mashtrimeve me vlera të mëdha.

“Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimeve të kryera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor “North Forex”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe”, njofton policia.

Kjo skemë mashtrimi sipas policisë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. Ë., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë”, bën me dije policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Partia Demokratike kërkesë KQZ: Zgjedhjet 2027 pa identifikim elektronik, mos miratoni propozimin

19:20 / November 20, 2026

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.