Vijojnë kontrollet e policisë rrugore për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në akset me lëvizje më të lartë të automjeteve siç janë Fier-Vlorë, Lezhë-Shkodër dhe Elbasan-Rrogozhinë policia gjobitur dhjetra shoferë.

Në bypassin e Fierit janë konstatuar makina që lëviznin me shpejtësi mbi 180km/h.

Gjatë fundjavës në këtë aks janë ndaluar dhe gjobitur 29 drejtues mjetesh të cilëve u janë pezulluar dhe lejet e drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Fier-Vlorë, Lezhë-Shkodër dhe Elbasan-Rrogozhinë/ Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, me dronë e radarë përgjatë fundjavës, për parandalimin e aksidenteve, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass-in e Fierit, në autostradën Levan-Vlorë-Levan, në Lezhë-Shkodër dhe në Elbasan-Rrogozhinë.

Si rezultat i monitorimit me radar, përgjatë fundjavës janë evidentuar drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, deri në 180 km/h në Baypass-in e Fierit.

Gjatë 48 orëve të fundit, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara, 29 drejtues mjetesh, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 6 muaj, me masa administrative nga 8.000 deri në 25.000 lekë të rinj dhe me zbitje 3 pikë nga leja e drejtimit.

Njëkohësisht, po për shpejtësi, që varionte nga 150 km/h deri në 170 km/h, janë vendosur edhe 3 masa administrative 40.000 lek të rinj, pasi drejtuesit e automjeteve që u konstatuan në shkelje, ishin rezident në një shtet tjetër.

Gjithashtu, gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj secili, 73 drejtues mjetesh, për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit.

Po gjatë 48 orëve të fundit, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me dronë, për parakalime të gabuara, përdorim celulari dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, janë ndëshkuar me masë administrative 158 drejtues mjetesh, nga këta 67 për parakalime të gabuara, 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 32 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here