Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia “kryqëzon” të riun, ja çfarë iu gjet me vete nga efektivët (VIDEO)

12:40 / September 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka qenë një kontroll i zakonshëm i efektivëve “Shqiponja”, që çuan në arrestimin e një 22-vjeçari në Tiranë. Në makinën e tij u gjet një pistoletë Glock Austria me një krehër me dhjetë fishekë, një thikë dhe kanabis e ndarë në doza.

Sipas policisë i riu R. D është ndaluar në rrugën “Teodor A. Ipen”, dhe pas verifikime ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Operacioni nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët.

Sekuestrohet armë zjarri, armë e ftohtë, lëndë narkotike, mjet e aparat celular.

Në pranga 22-vjeçari që posedonte sendet e kundraligjshme.

Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin R. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë; një armë e ftohtë thikë ; një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza; një mjet dhe aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., dhe materiale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026

I përfshirë në vrasjen e një personi në 2023/ Shkodër, vihet në pranga 23-vjeçari

09:46 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.