Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia me plan masash, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim

16:51 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plan masash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe gjatë këtij aksioni janë ndaluar deri tai 3 persona.

Kapet nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3, një person me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person i kërkuar, gjatë orëve të natës futej në banesë për tu strehuar, Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, organizuan punën dhe në orët e para të mëngjesit bënë të mundur kapjen në banesë të shtetasit B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi më datë 18.02.2019 Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Më datë 15.01.2019, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. H., banues në Tiranë, i cili ka bërë kallëzim shtetasi B. B., ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë.

Po në kuadër të planit të masave për kapjen e personave na kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, u bë e mundur kapja e shtetasit Xh. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Gjithashtu në vijim te operacionit “Llogaritari”, u kap shtetasi E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacioni antidrogë në Lezhë, arrestohen tre persona dhe asgjësohen 436 bimë kanabisi

11:19 / July 12, 2026

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool, dy ditë më parë tentoi të ndizte zjarr në banesë

17:58 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.