Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Policia shton kontrollet gjatë fundjavës, makina inteligjente kap mat 540 shoferë

15:20 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia gjobat 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit vijon kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, do të intensifikojnë kontrollet në të gjitha akset nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qytetet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 540 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 985 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

• Janë pezulluar 94 leje drejtimi, nga të cilat 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

• Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja makabre që tronditi Tiranën, Prokuroria rihap dosjen e Kozeta Hysenit

17:39 / August 14, 2026

Zjarri në Parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje. Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë

17:18 / August 14, 2026

40 pozicione të lira në BKH/ Ja kush mund të aplikojë dhe çfarë testesh duhet të kalojë

17:00 / August 14, 2026

Lura në flakë, eksperti ngre dyshime: Çfarë tregon shpërndarja e vatrave? A mund të jetë e qëllimshme?

16:39 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.