Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia shtrin kontrollet në 4 qytete për kapjen e autorit që plagosi policin, thirrje qytetarëve

14:30 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aa 1 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klered Bozhanaj, 42 vjeç i cili mbrëmjen e djeshme plagosi efektivin e Shqiponjave vijon të jetë në arrati dhe i armatosur.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se i ka shtrirë kontrollet në 4 qytete, Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë.

Policia u ka bërë sërish thirrje qytetarëve për ndihmë, duke u kujtuar edhe shpërblimin e vënë në dispozicion prej 20 mijë euro.

“Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.

DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thotë policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026

Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit/ Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte

12:25 / October 20, 2026

Një grup pedagogësh, mes tyre dhëndrri dhe vajza e Berishës, i bashkohen protestës, përmbysin karriget e vendosura nga Rama për dialog

12:15 / October 20, 2026

Dhuna, paralajmërimi i ‘Shtëpisë së Bardhë’/ Trump: Masa të forta për vendosjen e rendit, mbyllje kufijsh

12:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.