Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Porti turistik në Durrës, Edi Rama publikon projektin 3D: Do të jetë më i madhi në Mesdhe

08:22 / August 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me video nga projekti 3D “Durrës Yachts & Marina”, sesi do të jetë Porti i ri turistik në Durrës. Teksa i ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama shkruan edhe se ky port turistik do të jetë më i madhi në Mesdhe.

Rama thotë se ky investim nuk do të realizohej dot pa mbështetjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed. “Falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed”,-shkruan Rama në facebook.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua një ditë më parë në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë, ndërsa Rama tha se do sjellë një zhvillim ekonomik e turistik jo vetëm për zonën e Durrësit, por për të gjithë vendin.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë.

Edi Rama porti turistik i Durresit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.