Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Prapaskenat/ FSHF thërret Asamble të Jashtëzakonshme për të “shkrirë” Komisionin e Etikës

21:48 / November 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshf 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka thirrur një Asamble të Jashtëzakonshme për të bërë ndryshime… në statut. Po, pikërisht kështu. Komiteti Ekzekutiv nuk ka pritur që të vijë viti tjetër, por e ka marrë vendimin tani. Në fakt, federata kishte planifikuar që të bënte ndryshime në statut në Asamblenë e këtij viti, por për shkak të pandemisë dhe zhvillimit të saj me votime në internet, u vendos që ndryshime të tilla rrënjësore të mos bëheshin në këtë edicion. “Panorama Sport” mëson se disa nga ndryshimet në statut kanë të bëjnë me organet juridike dhe më saktësisht, flitet se Komisioni i Etikës nuk do të ekzistojë më.

Ai do të shkrihet me atë të Disiplinës dhe do të jetë i ngjashëm me strukturën që ka sot UEFA (Ethics and Disciplinary). Priten edhe ndryshime të tjera, por ende nuk janë bërë publike. Klubet ndërkohë duhet të bëjnë kujdes dhe të lexojnë mirë se çfarë ndryhsimesh u janë propozuar, sepse kështu ndodhi edhe para shumë vitesh, kur me një ngritje dore në asamble, klubeve të Superiores u iku një votë, ndërkohë që kishin të drejtën e dy të tillave…

Nuk përjashtohet mundësia që një manovër e tillë të sjellë edhe moszhvillimin e Asamblesë së Zakonshme në vitin 2021, duke çuar direkt institucionin e futbollit në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të vitit 2022.


Ja njoftimi i FSHF-së:

U zhvillua diten e sotme në ambjentet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme për miratimin e statutit të ri të FSHF sipas modelit të FIFA-s, e cila do të mbahet në 18 dhjetor 2020.

Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit miratoi rregulloret e zhvillimit të aktivitetit për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, moshat, U-17, U-19 Superiore dhe Kampionatin Kombëtar të futbollit të femrave.

Komiteti gjithashtu miratoi propozimin për vazhdimin e projektit “Topi Yt” për katër vitet e ardhshme, 2021-2024.

asamblene etikes FSHF therret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.