Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prefekti i Elbasanit shumë i lumtur që priti Kryeministrin Rama

21:10 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
50806944 297747987611197 8040968656957472768 n
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Shumë i lumtur që sot pritëm në ambientet e Prefekturës Kryeministrin Edi Rama i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini dhe disa deputetë të qarkut ku u prezantuan disa projekte të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit”, shprehet Gledian Llatja, prefekti i Elbasanit dhe kandidati i mundshëm për kryetar bashkie në këtë bashki.

Në vijim ai thotë se në takim theksuam se bashkëpunimi ndërinstitucional është mjaft i rëndësishëm për të çuar përpara projektet e rëndësishme të Qarkut të Elbasanit. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Sejdini prezantoi disa projekte të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit.

Sejdini u ndal tek nevoja emergjente për rikonstruksionin e përroit të Zaranikës duke paraqitur projektin e gatshëm tashmë. Po ashtu Kryetari i Bashkisë paraqiti para Kryeministrit dhe të pranishmëve projektin për shndërrimin e Treganit, zona më e rëndësishme në vend që ofron shërbimin e ujërave termale. Loti i dytë i investimit për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm të qytetit të Elbasanit është po kaq i rëndësishëm.

Ishte githashtu një kënaqësi që së bashku me Kryeministrin, Ministren e Shëndetësisë dhe grupin e deputetëve, më herët inspektuam investimet në spitalin rajonal të Elbasanit ku së fundmi ofrohet shërbimi i rezonancës magnetike dhe ekografia dixhitale.

Punët vazhdojnë me ecurinë e punimeve për rikonstruksionin total të ish godinës së dikurshme të kirurgjisë e cila do të jetë urgjenca e re e spitalit rajonal të Elbasanit me kushte dhe standardet e kërkuara për të ofruar shërbim dinjitoz për pacientët.

El Elbasan prefekti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

107 kallëzime për krimet zgjedhore/ Për 47 nis hetimi, 6 raste referohen në SPAK, 7 të arrestuar

12:03 / May 24, 2025

Krimi Zgjedhor, Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

11:36 / May 24, 2025

Fitoi me dy mandate/ PD ankimon qarkun e parë Kukësin: Blerje dhe tjetërsim vote, manipulime në favor të maxhorancës

11:00 / May 24, 2025

12 fëmijë të zhdukur që nga vititi 1991, shoqëria civile: Duhet sistemi “AMBER”

10:50 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.