Nëse ka diell, atëherë Shengjinit nuk i mungojnë vizitorët. Gjatë kësaj periudhe numri i tyre ka ardhur në rritje. Për këtë arsye, krijimi i kushteve dhe një paraqitje dinjitoze e kësaj zone bregdetare ka sjellë domosdoshmërinë e nderhyrjeve.
Administratori i Shëngjinit Gjok Deda thotë se ky është fillimi i ndërhyrjeve të cilat do të pasohen deri në krijimin e një ambjenti sa më optimal për të gjithë ata që do të zgjedhin këteë zonë bregdetare për të vizituar edhe në këtë periudhë.
“Po bejme largmin e rëres nga shetitorja, po pastrohet lulishtja pergjatë saje për të vijuar me mbjedhjen e pemëve dekorative dhe menjëherë do të bëhet edhe pastrimi i plazhit nga mbeturinat që ka sjellë deti, kryesisht kohët e fundit, në mënyrë që vizitorët dhe turistët të gjejnë një ambjent sa më të përshtatshëm”, shprehet administratori Deda
Në Bashkinë e Lezhës, bregdeti nuk shihet vetem si turizem veror. Drejtori i Turizmit në këtë bashki, Ardian Laçi është i bindur se zgjedhja e Shengjinit edhe gjatë stinës së pranverës do të jetë e madhe.
“Bregdeti i Shengjinit nuk është një turizëm vetëm 3 mujor, por mundëson më shumë. Këto resurse që ka Lezha dhe Shengjini po promovohen në mënyrën më të mirë. Ne vazhdimisht do të ndërhyjmë edhe në këtë periudhë në mënyrë që t’u krijojmë kushte sa më optimale të gjithë atyre që do të udhëtojnë dhe e duan Shengjinin”, ka theksuar Laçi
Bashkia e Lezhës kërkon një përfshirje më të madhe të të gjithë aktorëve në përmirsimin e kushteve kryesisht në bregdet që ka edhe përqendrimin më të madh të vizitorëve e turistëve, me përqendrim pastrimin e zonave problematike dhe që prej vitesh janë lënë jashtë hartave të turizmit.