Presidenti Bajram Begaj është takuar mëngjesin e sotëm me kryetarin e bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, ku gjatë takimit ka vlerësuar bashkëpunimin politik në nivel lokal. “Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal”. Takimi zgjati rreth një orë dhe kreu i shtetit e sheh bashkëpunimin si një mesazh për zhvillimin e qytetit. “Një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit”. Më pas Presidenti Begaj pritet të vijojë me dekorimin e shkollës ’28 Nëntori’ me titullin ‘Nderi i Kombit’.
Postimi i plotë
Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Brisela Kadija. Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal, një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit.
Transparenca në vendimmarrje, mirëqeverisja dhe konsultimi me komunitetin dhe grupet e interesit duhet të jenë praktikë e zakonshme pune për të gjitha institucionet e zgjedhura.
