Në Tiranë në një vizitë të parë zyrtare ndodhet presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili u prit nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Presidenti Begaj tha se mirëpret hapjen e një ambasade të Azerbajxhanit në Tiranë për të theksuar, kështu bashkëpunimin dy palësh mes dy vendeve. Për të nisur nga përvoja e Azerbajxhanit në ekonomi e infrastrukturë edhe vendi ynë mund të përthithë nga eksperienca e këtij vendi për të pasur përmirësim në fushën e ekonomisë e më gjerë.
“Vizita e niveleve të larta janë të qarta mes marrëdhënieve të dy vendeve. Kam bindjen se vizita juaj sot zoti president do ti japë shtysë bashkëpunimit në të ardhmen në fushat e interesat të përbashkët. Vitin e ardhshëm do shënojmë 30 vjetorin mes Shqipërisë dhe Azerbajxhan.
Ne mirëpresim hapjen e ambasadës azerbajxhanase në vendin tonë. Diskutimet sot u fokusuan në nevojën për identifikimin në fushat e interesit të përbashkët. Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë në energji, infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm.
Infrastruktura e gazit po bëhet gjithnjë më e rëndësishëme. TAP p.sh. e bën vendin tonë një shpërndarës të interesave strategjike. Kemi shumë për të mësuar dhe punuar. Mirëpresim palën nga Azerbajxhani, do të rrisim bashkëpunimin e ekonomive të vendeve tonë. Azerbajxhani ka përvojë të hershme nga të cilat ne mund të përfitojmë. Bashkëpunimi ka qenë mjaft i ngushtë”.