Italiani Diego Longo është trajneri më i ri i Flamurtarit. Trajneri është prezantuar nga presidenti Idrizi, këtë të premte si timonieri i ri i skuadrës së Flamurtarit. Ai shprehu ambiciet e klubit ku qëllimi kryesor mbetet Superliga.
‘’Faleminderit që jeni këtu, falënderoj drejtuesit dhe dua të them se nëse jam këtu jam për njerëzit që gjeta këtu, sidomos pas eksperiencave të tjera. Kam pasur edhe oferta të tjera, por nuk kam pranuar. Jam këtu duke menduar për 6 ndeshjet që kemi përpara, ajo që do të ndodhë më vonë nuk ka rëndësi, duhet të shkojmë në Superligë. Sot ekziston vetëm Flamurtari dhe këto 6 ndeshje”, tha Longo.
Presidenti Idrizi, në fjalën e tij tregoi se Flamurtari i ka idetë e qarta dhe rikthimi në elitën e futbollit shqiptar është një kusht për 100 vjetorin e klubit
