Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Primaret/ Zbardhen emrat e Komisionit të Rithemelimit , tërhiqet Ademi

17:33 / January 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Primaret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zbardhur sot emrat ë të gjithë garuesve për primaret që pritet të zhvillohen nesër, nga ku do të dalin kandidatët zyrtarë për zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit. Nga lista me 22 kandidatët vihet re se mungon emri i Voltana Ademit, e cila aktualisht drejton Shkodrën edhe pse me mandat të përfunduar. Në Shkodër është future në garë Bardh Spahija, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe drejtues politik për qarkun. Për arsye që nuk dihen, Ademi ka refuzuar të kandidojë për një mandat tjetër në bashkinë që ka qenë historikisht bastion i së djathtës.

Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit do të mbajë primaret e për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit. Anëtarët e PD që përkrahin Berishën do të votojnë nesër në Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër. Emri më i votuar do të jetë kandidati zyrtar i Berishës për zgjedhjet në këto bashki. Ndërkohë, Komisioni i Rithemelimit të PD-së nuk është regjistruar ende pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partia Demokristiane e Shqipërisë është subjekti tjetër zgjedhor që do të konkurojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për 6 bashkitë e vendit dhe është regjistruar sot. Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Fryma e Re Demokratike janë regjistruar ditët e mëparshme.

Dje PS konfirmoi 5 kandidatët e saj në 5 bashki, ndërsa ende nuk është vendosur se cili do të jetë kandidati/kandidatja që do përfaqësojë mazhorancën socialiste në 6 mars në Lushnje. Emri i parë që u zyrtarizua ishte ai i Emirjana Sakos. Sako u komandua në krye të Durrësit pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Shkodrën e konfirmoi Edona Bilali e cila tha se Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut, do të jetë emri që do të garojë për këtë bashki.

Për Bashkinë Dibër është propozuar emri i Rrahim Spahiut, jashtë radhëve të politikës. Ishte Ulsi Manja, ai që tha se Spahiu, 55 vjeç një menaxher, njeri me vizion e me karrierë të gjatë në administratën publike e atë bankare do të garojë për Bashkinë e Dibrës. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi ish-kryebashkiaku Dionis Imeraj dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Në vendin e tij u komandua Shkëlqim Murrja. Edhe Rrogozhina, njësoj si Durrësi, vjen pa supriza. Edison Memolla, i komanduari në krye të kësaj bashkie pasi Haxhi Memolla ndërroi jetë do të jetë përfaqësuesi i PS-së, deklaroi drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit dha edhe emrin e kandidatit për bashkinë e Vorës që do të jetë psikologu Blerim Shera.

Emrat që përfliten për PD

Për Bashkinë Lushnje nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.