Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Princi Harry ka pranuar të martohet me mua”/ Gruaja e gënjyer ngre padi

18:33 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
herri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua nga India ka kërkuar që Princi Harry të arrestohet, pasi një manipulues në rrjet që hiqej se ishte mbretërori britanik, i kishte propozuar për martesë.

Gruaja e identifikuar si Palwinder Kaur, pretendonte se një lidhje dashurie kishte lindur ‘online’ me një burrë që quhej “Duka” i cili më pas i kishte kërkuar të martoheshin.

Zonja Kaur, e cila duket se ishte manipuluar për të bërë të besonte se po fliste vërtet me Princin Harry, ka ngritur një padi për ekzekutimin e premtimit për martesë “pa asnjë vonesë”.

Ajo madje i ka kërkuar autoriteteve indiane të lëshojnë një mandat ndërkombëtar arresti që policia në Britani të ndalojë Harry, shkruhet në artikullin zbavitës të të përditshmes “TheSun”, që ndjek vazhdimisht zhvillimet “sensacionale” të mbretërorëve.

Peticioni i gruas nga rajoni indian Chandigarh bëhet kundër “Prince Harry Middleton, dhe të tjerëve”.

Në të thuhet: “Kërkesa e këtij peticioni bëhet nga autorja, e cila është gati të paraqitet personalisht për të vepruar ligjërisht kundër Princ Harry Middleton, bir i Princ Charles Middleton, rezident i Mbretërisë së Bashkuar.

“I drejtohet policisë britanike për të vepruar kundër tij pasi megjithë premtimin për martesë ndaj ankimueses, nuk e ka realizuar premtimin e tij”.

Sipas raportimeve, kur ajo u pyet nga gjykatësi vendas Arvind Singh Sangwan, pranoi se nuk kishte qenë kurrë në Britani dhe nuk ishte takuar kurrë personalisht me Princin Harry, i njohur gjithashtu me titullin Duka i Sussex.

Të gjitha kontaktet dhe premtimet e supozuara të gruas ishin bërë me mediat sociale.

Ajo shtonte se kishte informuar babanë e tij Princin Charles se ishte e fejuar me Princin Harry, por ky i fundit nuk po mbante premtimin e tij për ta martuar.

Autoritetet indiane raportohet se kishin i shpjeguar me simpati vajzës se në rrjet ka shumë profile false të cilat nuk mund të merren si provë për biseda me njerëz të vërtetë,

Avokati i saj Amangurbir Singh Dhillon, në gjykatën e Chandigarh, tha për britaniken The Independent: “Dashuria është e verbër, dhe në këtë rast është ndoshta një hap më tej. Gruaja është e dashuruar dhe gjykata u detyrua ta informonte për situatën e mundshme”.

harry padi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.