Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico shprehet se mosrespektimi i masave do të na çojë në përkeqësimin e situatës.
“Duket sikur ka një relaksim që nuk i shkon përshtat askujt për këtë situatë që jemi. Institucionet shtetërore, operatorët ekonomikë, në auditorë e kudo duhet të ndërmerren masa sepse jemi në kohë për të mos shkuar në një dishezë që askush nuk e do”, tha Fico.
Por nëse institucionet përgjegjëse, organizatorët e aktiviteteve dhe qytetarët do të vijojnë me injorimin e masave anti-Covid, anëtarja e Komitetit Teknik nuk përjashton mundësinë e ashpërsimit të kufizimeve.
“Nëse vazhdojmë me rritje të numrave, të jemi të sigurt që nuk do të hezitojmë të marrim masa për të minimizuar dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit”, shprehet Fico për A2 CNN.
