Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Problemi i pronave në Radhimë, Orikum, Tragjas e Dukat, Meta pret në zyrë Avokaten e Popullit

19:39 / January 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Presidenti Meta pret në takim Avokatin e Popullit znj.Erinda Ballanca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca.

“Presidenti Meta i bëri me dije Avokates së Popullit peticionin dhe shqetësimet e drejta të ngritura nga banorët e Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, gjatë takimit të zhvilluar me ta, për shkeljen e të drejtave të tyre themelore në procesin e hartimit të projektit infrakstrukturor “Rehabilitimi dhe ndërtimi i objekteve në afërsi të rrugës bregdetare Vlorë-Orikum” (Rikualifikimi i Vijës Bregdetare Vlorë – Radhimë- Orikum), si dhe trajtimit të pronave të tyre të ndodhura në këtë aks rrugor”, thuhet në njoftim.

Kreu i Shtetit u njoh nga znj.Ballanca se edhe pranë Avokatit të Popullit janë parashtruar deri më tani mbi 60 ankesa nga banorët lidhur me këtë projekt dhe se ky institucion, ka filluar një hetim administrativ për këtë çështje.

  “Shumë shpejt do të bëhet vlerësimi final dhe hartimi i një Raporti Përfundimtar në lidhje me këto problematika, që janë në shqyrtim prej Avokatit të Popullit dhe që banorët i kanë ngritur së fundmi edhe tek Presidenti i Republikës”, – sqaroi znj.Ballanca.

Presidenti Meta e nxiti Avokatin e Popullit të përfundojë brenda një kohe të arsyeshme, në mënyrë objektive dhe të pavarur, vlerësimin e ankesave të komunitetit lidhur me mosrespektimin e pretenduar të të drejtave dhe lirive themelore, të garantuara nga KEDNJ, Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, gjatë hartimit, miratimit dhe implementimit të projektit infrastrukturor “Vlorë-Orikum”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.