Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Procedura/ Si do ringrihet Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese. KLGJ do vlerësojë…

18:56 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata e larte 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngritja e dy gjykatave më të larta të sistemit të drejtësisë, asaj të Lartës dhe Kushtetueses, është një domosdoshmëri, ndërsa organet e reja të qeverisjes së sistemit ende nuk kanë bërë të mundur plotësimin e tyre më anëtarë.

Duke iu referuar ligjit për “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ngritja e Gjykatës së Lartë është në dorën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi është ai që do të hapë garën dhe bëjë verifikimet e kandidatëve.

Këshilli Gjyqësor, vetëm në mbledhjen e djeshme, hodhi një hap para për ngritjen e Gjykatës së Lartë, teksa hapi garën për 3 kandidatët jogjyqtarë të kësaj Gjykate, të mbetur me vetëm 2 të tillë.

“Për procedurën e ngritjes në detyrë, për plotësimin e një pozicioni të lirë në Gjykatën e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon me shkrim emërimin e kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore, duke arsyetuar përmbushjen e kritereve dhe duke bërë renditjen e kandidatëve, sipas procedurës dhe rregullave të parashikuara në pikat 9 dhe 14 të këtij neni”, shkruhet në ligj.

Gjyqtarët e lartë do të dekretohen nga Presidenti, ndërsa deri më tani ringritja e kësaj Gjykate nuk ka marrë formë. Për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duhet një bashkëpunim më i gjerë, pasi kandidatët vijnë nga 3 institucione të ndryshme për të plotësuar numrin total. Duke iu referuar ligjit, për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës i dërgon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e plotë të kandidatëve që kanë shprehur interes për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Pas kandidatëve që kanë aplikuar pranë Presidentit, është Kryetari i Kuvendit që i dërgon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e plotë të kandidatëve që kanë shprehur interes për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, të cilat plotësohen nga Kuvendi, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët.

Menjëherë, Kryetari i Gjykatës së Lartë i dërgon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e plotë të kandidatëve që kanë shprehur interes për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, të cilat plotësohen nga Gjykata e Lartë, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët, menjëherë pas publikimit të listës së kandidatëve në faqen zyrtare të Gjykatës.

Kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë i paraqesin Këshillit të Emërimeve në Drejtësi një shprehje interesi të nënshkruar dhe të shoqëruar me dokumentet e parashikuara në ligj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.