Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Procesi i integrimit, Rama: Si Shqipëria dhe Kosova i kanë bërë detyrat e shtëpisë, por nuk varet nga ne

11:13 / September 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp në vizitën e tij në Kosovë, tha se të dyja vendet, i kanë bërë të gjitha detyrat e kërkuara për t’u hapur negociatat për në BE, në rastin e Shqipërisë dhe liberalizimi i vizave në rastin e Kosovës.

Rama theksoi se këto dy zhvillime nuk varen nga ata, por nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

“Dekada që sapo kemi hyrë i gjen shqiptarët në rajon më të fortë dhe me një mundësi më të madhe për të shpalosur potencialin e tyre. Shqipëria është në një pozicion që s’e ka pasur asnjëherë më parë. Sapo ka kryer me sukses kryesimin e OSBE, bëhet anëtare e këshillit të sigurimit në OKB. Po ashtu roli thelbësor i shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni ndihemi të vlerësuar për të shpalosur këtë potencial. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e procesit të integrimit në BE. Shqipëria duhet të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare.

Kosova duhet të marrë miratimin për labializimin e vizave. Të dyja i kanë bërë detyrat e shtëpisë për të marrë këto angazhime të rëndësishme. Por kur do të ndodhin këto, ose brenda këtij viti ose më vonë, nuk varet nga ne, por 27 vende të BE. Sa herë iu dha fjala Kosovës që me të mbaruar detyrat e shtëpisë, do të jepeshin më në fund vendimet e duhura dhe do të liberalizoheshin vizat.

Megjithatë, as Shqipëria e as Kosova s’kanë rrugë tjetër, veçse të vazhdojnë reformat, jo sepse na e imponon Brukseli, Parisi, Berlini, por se kjo është rruga e të ardhmes tonë”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.