Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Projekti i Portit të Durrësit provë korrupsioni!”, Basha: S’do t’i lejojmë oligarkët që shkojnë e vijnë mes trekëndëshit të Bermudës

18:34 / January 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me demokratët e Durrësit deklaroi se është kundër projektit të Portit të Durrësit. Basha theksoi se nuk do të lejojë oligarkët që shkojnë e vijnë mes trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë ‘Foltoren’ dhe Ramën ditë e natë.

“Pse është çështja e Portit të Durrësit kaq e prekshme? E para punës se është një tjetër provë korrupsioni. Nëse ti ke qëllim të ndërtosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh këtë qendër nuk i bën punët natën, nuk i kalon ligjet në mesnatë pakonsultim, nuk sjell këtu një sheik, por del para durrsakëve e shpalos planin. Kjo është arsyeja pse PD dhe unë si kryetar kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit dhe do të hedhim të gjithë hapat ligjorë kushtetues, politikë që i ashtuquajturi projekt i Portit të Durrësit që që aktualisht është një projekt fantazmë i Edi Ramës me një grusht oligarkësh të mos të bëjë asnjë milimetër përpara. Jo se jemi kundër zhvillimit nuk bëhet pas kulisave, dhe në kurriz të pronave, të tokave, mbi padrejtësitë. Le ta dëgjojë edhe njëherë nga Durrësi Rama dhe shokët e tij të babëzitur që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë tjetërsimin e pronës që u takon durrsakëve dhe nuk do të lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.”-tha Basha.

Basha Bermudës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.