Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prokurorët kandidatë për SPAK “në lupën” e BE dhe SHBA

15:21 / March 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
180319 SPAK 15 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK do të monitorohet nga BE dhe SHBA gjatë përzgjedhjes së prokurorëve, dhe sipas draftit të siguruar nga televizioni Top Channel anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mendojnë të pikëzojnë dhe vlerësojnë 27 kandidatët për Prokurorinë kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, thënë ndryshë SPAK.

Në këtë projektrregullore diskutohet gjithashtu pjesëmarrja e monitoruesve nga BE dhe SHBA, të cilët mund t’iu drejtojnë pyetje kandidatëve, e gjithashtu mund të marrin pjesë në çdo fazë të vlerësimit të tyre. Por, një pyetjeje së cilës ende nuk i është dhënë përgjigje në këtë projektrregullore, sipas Top Channel, është nëse duhet apo jo të marrin pjesë prokurorët e USKOK-ut në këtë vlerësim.

Në projektrregullore përmendet gjithashtu teknika e posaçme e hetimit, veçanërisht për hetimin e rasteve të korrupsionit në Shqipëri, si dhe vendimet e dhëna për rastet për kontroll banese, sigurim të provave përmes letërporosive jashtë Shqipërisë, apo përdorimi i provave mjekoligjore të ADN-së. Mënyra sesi prokurorët kanë marrë bashkëpunëtorë drejtësie apo kanë kryer përgjime elektronike gjatë hetimit të krimit të organizuar.

Një vend të veçantë zë hetimi për “çështjet e ndërlikuara”, kështu i quan Këshilli i Lartë i Prokurorisë ato dosje, ku subjekt i hetimit janë funksionarët e lartë publikë, veprimet e të cilëve kanë sjellë pasoja të rënda për pasurinë, jetën dhe shëndetin e shtetasve, apo sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të tyre.

Secilit kandidat do t’i shqyrtohen 5 dosje, thuhet në projektrregullore. Por përpara se të vlerësojë këto dosje hetimore, Këshilli do të konsiderojë nëse i përmbushin 27 garuesit për në SPAK kushtet minimale, e nëse konstatohet diçka e tillë do të shpallet skualifikimi i tyre, sikurse mund të ndodhë me dy prek kandidatëve që nuk vijnë nga radhët e prokurorëve.

Pas këtij momenti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë listën zyrtare të kandidatëve dhe do t’i kalojë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit emrat e prokurorëve që nuk i janë nënshtruar ende vettingut, për t’i shqyrtuar me prioritet. Më tej në projektrregullore thuhet se, nis vlerësimi i garuesve, ku mes të tjerash parashikohet edhe intervista me ta ballë për ballë, që do të zgjasë 10 minuta. E në rast se gjatë vlerësimit do të ketë pikë të barabarta, atëherë do të fitojë prokurori që ka më tepër vjetërsi në detyrë.

Si kritere vlerësuese do të mbahen parasysh kualifikimi i lartë i prokurorëve, aftësia e tyre për mbrojtjen e akuzës në gjykatë, integriteti, por edhe një raport që do t’i kërkohet Agjencisë së Pasurive të Konfiskuara, e cila duhet t’i referojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë histori suksesi të këtyre prokurorëve që garojnë për në SPAK.

BE spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.