Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Prokuroria heton shitjen e Milanit

17:48 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milaniiii 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Milanos ka nisur hetimin rreth përvetësimit të dyshuar, në momentin e shitjes së klubit kuqezi. Njësia speciale e Guardiadi Finanza po zhvillon kontrolle rreth transferimit të pronësisë nga fondi Elliott te RedBird i Gerry Cardinale.

Shitja u realizua gjatë verës së kaluar. Hetimi ka nisur pas denoncimit të një prej ortakëve me minorancë aksionesh, kompania Blue Skye nga Luksemburgu. Aty janë raportuar parregullsi, duke hedhur hipotezën e përvetësimit të dyshuar.

Në denoncimin e saj, Blue Sky akuzonte mes të tjerave se “nuk është vënë asnjëherë në dijeni të shitjes, edhe pse ishin palë e përfshirë direkt”, teksa theksonte se “operacioni ishte tejet i dyshimtë”. Avokatët kishin shpjeguar se ishin në pritje të një procedimi i nisur gjithashtu nga Blue Skye kundër fondit Elliott, për një kapitull të çështjes, veçanërisht atë të pengut.

Padia ishte paraqitur në Gjykatën e Milanos më 9 shtator, pasi shitja e klubit ishte finalizuar. Ajo kërkonte “verifikimin e pavlefshmërisë së heqjes dorë” të pengut “ekzistues në favor të Projektit Redblack” një kompani automjetesh e krijuar në vitin 2017. Blue Skye kishte hapur një tjetër procedim penal në Luksemburg, ku kërkohet anulimi i marrëveshjes së shitjes së Milanit. Një tjetër padi kundër Elliot është ngritur gjithashtu edhe në Nju Jork.

Guardiadi Finanza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.