Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Propozimi i Blushit për Bashën e Metën: Ja zgjidhja për të dalë nga kriza politike

11:08 / April 26, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka hedhur në “tavolinë” një zgjidhje që sipas tij i kënaq palët, e konkretisht PD-në dhe LSI-në.

Blushi shkruan se një mocion mosbesimi do të ishte zgjidhja e krizës politike, në kushtet kur PD nuk hyn në zgjedhje dhe LSI kërkon që të mos ketë zgjedhje pa opozitën.

Sipas Blushit, LIBRA është e gatshme të rrëzojë qeverinë duke dhënë votat e saj në këmbim të kalimit të reformës, nëse PD do të ishte dakort për këtë dhe nëse LSI do të pranonte propozimin për mocion mosbesimi në parlament.

FTESË PËR MOCION LULIT DHE ILIRIT

Nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje pa Qeveri tjetër dhe LSI thotë se nuk hyn në zgjedhje pa Partinë Demokratike atëherë ka një zgjidhje që zgjedhjet te mbahen dhe PD bashkë me LSI të hyjnë në zgjedhje në 18 qershor. Rilindja nuk ka më shumë se 60 mandate sot në parlament që do të thotë se gjithë partitë e tjera bëjnë të paktën 80 mandate.

Pra nëse PD ka interes të nxjerrë Rilindjen nga Qeveria dhe LSI ka interes të nxjerri PD nga cadra, janë votat për mocion mosbesimi kundër Edi Ramës.

LIBRA do pranonte të rrëzonte Qeverinë për të ngritur Drejtësinë.Nëse PD do pranonte ta kalonte reformën në drejtësi dhe LSI do pranonte të bashkohej në nje mocion kundër Edi Ramës dy votat LIBRA do ishin pro në këtë rast.

Kjo është e vetmja rrugë ligjore,kushtetuese,politike dhe e mbetur për të krijuar një Qeveri Tjetër, për të garantuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për të kaluar vetingun njëkohësisht.

E ftoj Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në mocion. Jemi 80 kundër 60.

Këto numra mund të zgjidhnin Presidentin në dy raundet e mbetura,mund të bënin ndryshimet që OSBE ka parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe natyrisht të garantonin një Qeveri teknike deri ditën e zgjedhjeve.Unë do votoja cdo Kryeministër teknokrat që nuk do ishte as rilindas dhe as demokrat dhe cdo president dinjitoz që do ishte njëkohësisht patriot dhe demokrat./TiranaNews/

Ben Blushi Libra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi për këtë të shtunë

07:59 / June 20, 2026

Meloni dhe Sanchez përplasen për emigracionin në Këshillin Evropian

22:58 / June 19, 2026

Alarm për sigurinë ushqimore para bumit turistik/ Ministri Salla nga Vlora: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

21:18 / June 19, 2026

Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës

20:36 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.