Kreu i demokratëve Lulzim Basha do të mbledhë këtë të hënë në orën 11.00 kryesinë e PD-së dhe ish grupin e Partisë Demokratike.
Tirananews.al mëson se me një mesazh dërguar të gjithë të tijve thuhet se takimi kryhet për masat organizative për vijimin e aksionit politik dhe protestën e 13 prillit.
“Sot në date 8 ora 11.00, nën drejtimin e Kryetarit Basha do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e kryesisë dhe grupit, për masat organizative për vijimin e aksionit politik dhe protestën e 13 Prillit”, thuhet në mesazhin dërguar anëtarëve të kryesisë dhe ish deputetëve.
Ndërkohë një ditë më parë u bë e ditur se në orën 12.30 Basha do të ketë një takim me Këshillin Kombëtar dhe kandidatëve të PD për deputetë.
“Neser, e hene, date 8 Prill 2019, ora 12.30, nen drejtimin e Kryetarit Basha do te zhvillohet mbledhja e perbashket e Keshillit Kombetar dhe grupit te kandidateve te PD per deputete, per masat organizative per vijimin e aksionit politik dhe protesten e 13 Prillit”, thuhet në këtë mesazh.
