Ish kryeministri Sali Berisha tha se protesta kombëtare kundër qeverisë që ka paralajmëruar do të zhvillohet, por jo më 18 dhjetor.
Kjo datë ishte një nga mundësitë për të mbajtur një protestë por Berisha tha se në këtë ditë do i kushtohet rëndësi referendumit ku anëtarësia e PD do të votojë për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
“Protesta kombëtare ishte dhe është një opsion më datën 18, por problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë edhe shpëtojnë, domethënë Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi refedendimi i “peng Bashës” se do kishte pasur gjithë Shqipërinë në Tiranë por do vijë shumë shpejt se revolcionin nuk e ndal dot kush.
Asnjë inident mes demokratëve nuk ka e s’mund të ketë”, tha Berisha.
I pyetur a do jetë kandidat për kryetar të PD, Berisha u përgjigj:
“Padiskutim, një nga momentet më të vecanta të kësaj konference është po rikthimi im natyrisht jo si kryetar por në rrugë e sipër”.
“Do vini cdo ditë në selinë e PD?”, u pyet Berisha, teksa u përgjigj: “Sipas detyrave që kam”.
