Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Protesta në Mirditë, arrestohen organizatorët e protestës. Në hetim 30 të tjerë

09:30 / April 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arrestimi
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës bën të ditur se janë arrestuar organizatori i protestës në Mirditë dhe tre të rinj nga Kosova. Ndërkaq, hetimi ka nisur përe 30 të tjerë.

Një ditë më parë ata bllokuan lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve.

NJOFTIMI I PLOTE

Mirditë

Në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fan, Mirditë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

B. P., 48 vjeç, banues në Lezhë, organizatori i protestës së paligjshme; E. B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 shtetas të tjerë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur

12:00 / November 5, 2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses: dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

11:15 / November 5, 2026

Shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan/ Llatja: Vijon kërkimi për personin e zhdukur, të gjitha familjet janë evakuuar

08:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.