Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Protestuan për kushte pune më të mira, arrestohen dhjetëra mësues në Iran

18:50 / June 17, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Screen Shot 2022 06 17 at 18.25.001655483151
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Koordinues i Sindikatës së Mësuesve në Iran ka thënë që më shumë se 100 mësues janë arrestuar për pjesëmarrje në protestat ku është kërkuar lirimi i mësuesve tjerë të burgosur, por dhe kushte më të mira të punës.

Përmes kanalit në Telegram, ky Këshill ka thënë më 17 qershor se 60 mësues në Shiraz, rreth 30 mësues në provincën në Kurdistan dhe mbi 16 mësues në provinca tjera janë arrestuar në protestat kombëtare që janë mbajtur një ditë më parë.

Mësuesit iranianë kanë protestuar për kushte më të mira të punës dhe paga më të larta.

Si përgjigje, autoritetet kanë marrë në pyetje dhe kanë burgosur një grup të protestuesve dhe aktivistëve, ndonëse këto masa nuk kanë ndalur marshet as në të kaluarën.

Ismail Abdi, Sekretari i Përgjithshëm i Asociacionit të Mësuesve, është në burg prej vitit 2015.

Autoritetet iraniane e kanë dënuar atë me gjashtë vjet burgim më 2016 për akuza që lidhen me “propagandë kundër qeverisë” dhe “përfshirje kundër sigurisë kombëtare”.

Javëve të fundit është raportuar për më shumë protesta në Iran, si pasojë e uljes së standardit të jetesës.

Ligji i Punës në Iran nuk e njeh të drejtën për të krijuar sindikata të pavarura./Rel

iran proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundi i luftës, Putin refuzon ftesën e Zelenskyt

22:42 / June 5, 2026

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Shpërthen kryeministri britanik: FIFA po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!

22:03 / June 5, 2026

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.