Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PS nuk pajtohet për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Bardhi: Është një minim i opozitës

13:23 / September 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1695985698 bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka cilësuar si antikushtetues vendimin e mazhorancës këtë të premte për t’u mos pajtuar me opozitën lidhur me dy kërkesat e depozituara për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore.

“Depozituam dy kërkesa për ngritjen e dy Komisioneve Hetimor, i pari kishte të bënte me skandalin që ka marrë shqetësimin e SHBA, me ndërhyrjet e paligjshme me sistemin TIMS. E dyta lidhet me mungesën e përfitimeve shëndetësore në zbatim të kontratës koncensionare. 45 deputetë ju drejtuam Kuvendit për ngritjen e një Komisioni Hetimor, sipas Kushtetutës, Kuvendi është i detyruar kur e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë. Pa asnjë surprizë, mazhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor, është antikushtetuese sepse Kuvendi e ka detyrim.

Argumenti i parë nga kolegët e mazhorancës, lidhej me faktin se ne kërkonim 4 kontrata dhe e konsideruan shumë të gjerë si çështje, se ata kanë shumë punë. Në fakt të 4 kontratat lidhen me një çështje të vetme, me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Për aq kohë sa janë miratuar nga qeveria me vlerë 450 mln euro, ne propozuam që të verifikohet, së pari si janë lidhru kontrata dhe si do zbatohen. Të dhënat e verifikimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë provuar për pagesa për shërbime që qytetaret nuk i përfitojnë.

Ndërsa për sistemin TIMS, që s’ka qenë thjesht shqetësim nga ne por nga SHBA. Ne e kuptojmë që Rama dhe mazhoranca nuk ka interes të zbulohet, kjo gjë sepse do të provohej fshehja e udhëtimeve të eksponentëve politike me eksponentë të krimit të organizuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes në TIMS. Më vonë do keni edhe një reagim të opozitës”,-tha Bardhi.

PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot mbledhja e Grupit Parlamentar të PS/ Zbardhen diskutimet, Rama pritet të ndajë qëndrimin e tij mbi protestën

08:13 / July 24, 2026

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales! Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar në komision

11:23 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.