Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS rrëzon me votë ‘interpelancën me Ramën për ‘Becchetin’!

10:57 / December 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0373
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi rrëzoi me votë kërkesën e Gazment Bardhit për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me Francesko Becchetin mbi gjobën 110 milionë eurot dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit në Belgjikë për shtetin shqiptar.

Ministri i Shtetit, Taulant Balla tha se kryeministri e ka të pamundur për shkak të agjendës dhe se interpelanca po përqëndrohet tek shpifja.

Shpifje, shteti shqiptar s’i ka paguar 110 mln €! tha Balla.

Edhe kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali e quajti propagandë e bazuar në shpifje.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD-së Gament Bardhi në foltore akuzoi maxhorancën se po e rrëzojnë me urdhër të Ramës ndërsa theksoi se Rama duhet të bëjë transparencë.
“Ju nëse doni rrëzojeni me votë siç ju ka urdhëruar me X, vëllai i Olsit’ tha Bardhi.
“Ju kanë marrë lekët pa ju pyetur dhe përmbaruesit po bëjnë planin si ti shpërndajë. Aktualisht që flasim 130 mln euro të shtetit shqiptar ndodhen në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor. Nuk janë më në zotërim të shtetit. Mos më thoni nuk ka fakte e prova. Të bëjë transparencë”


Rendi i dites
Në rend të ditës është parashikuar kërkesa e paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, për sigurinë në shkolla marr shkas nga vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, jashtë shkollës “Fan Noli”, më 18 nëntor.
Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57/2015”.
Në rend të ditës është edhe projektligji “Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar”.
Gjithashtu Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera”.
Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.90/2021, “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare, sh.a.””.
Në rend të ditës është edhe projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit” si dhe projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.