Partia Socialiste ka rrëzuar projektrezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për çmimet.
Mësohet se projektrezoluta e propozuar nga opozita në Kuvend u rrëzua me 74 vota kundër, ndërkohë që pro saj votuan 27 deputetë.
Pr/rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike përmbante 10 pika, ndërsa në prezantimin qe i beri Enkelejd Alibeaj tha se çmimet për produktet e shportës duhet të ulen me 6% ndërsa kërkoi heqjen e taksës së qarkullimit. Alibeaj u shpreh se duhet eliminuar taksa Rama për karburantet. Ai kërkoi raportim nga institucioni i Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me masat e marra për krizën në vend.
