Zv.kryeministri Erion Braçe është i pari nga radhët e maxhorancës që ka reaguar për deklaratën e kryedemokratit Basha për djegien e mandateve. Braçe thotë se “vetëdjegia buron nga një dëshpërim i madh!”.
“Arsye e fortë apo jo?! Vetëdjegia buron nga dëshpërimi i madh! Arsyeja është #ReformaPërpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre!”, shkruan Braçe në Instagram.
Ndërkohë në një tjetër postim në Twitter, zv.kryeministri thotë se mandatet i djegin tani pasi nuk i bëjnë dot më asgjë reformës në drejtësi, e as SPAK-ut, BKH-së, Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë. Sipas Braçes aot do të jenë në punë shumë shpejt. “Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi. Të parëndësishëm shumë shpejt!”, vijon ai.
