Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse Komisioni i Rithemelimit i Berishës shtyu mbajtjen e Kuvendit

22:37 / March 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SALI BERISHA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Rithemelimit të PD-së i ish-kryeministrit Sali Berisha njoftoi se në një mbledhje të zhvilluar këtë të enjte analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit.

Një nga vendimet më të rëndësishme të këtij takimi ishte shtyrja e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.

Komisioni tha se shkak u bë analiza e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale, nisja e një proçesi statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proçes i frenuar për shkak të zgjedhjeve dhe përmbyllja e proçesit statutor në degët e tjera.

Por kjo lëvizje e krahut të PD-së që drejtohet nga Berisha duket më shumë si një marrje kohe për të parë atë që po ndodh në selinë blu të Lulzim Bashës.

Në 3 ditët pas zgjedhjeve të 6 marsit kanë qenë të forta reagimet në Partinë Demokratike ku janë shtuar zërat për një largim të kryetarit Lulzim Basha. Në krahun tjetër ish-kryeministri Berisha ka folur për herë të parë për një ribashkim të PD-së duke vendosur si kusht “votën”.

Kjo shtyrje e Kuvendit Kombëtar që mbledh Komisioni i Rithemelimit duket si mundësi për të pritur së pari zhvillimet në selinë blu, mundësinë e një Kuvendi Pajtimi (që po përflitet ditët e fundit), por edhe mundësinë që nëse do të ketë një valë tjetër largimesh nga PD t’i bashkohen “Foltores”.

Berisha komisioni Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.