Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pse Merkel nuk e vizitoi edhe Kosovën? Reagon Berlini: Do të kishte qenë e vështirë…

12:04 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
merkel kurti 730x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi lamtumirës i saj për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Merkel ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciq, me të cilin kanë biseduar për tema që preokupojnë Ballkanin Perëndimor, specifikisht edhe për punën e dialogut dhe marrëveshjes me Republikën e Kosovës.

Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel sot ka fluturuar drejt Tiranës, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me këtë për Gazetën Express kanë folur nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

Christian Lichtwardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës.

Megjithatë thonë se janë të lumtur që të gjithë janë pajtuar për të shkuar drejt Tiranës.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet. Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtwardt.

Drejt Tiranës për takim me kancerlaren Merkel do të udhëtojë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil, ministri Lamallari: “Policia do të reagojë ndaj atyre që sfidojnë ligjin”

12:53 / August 19, 2026

Trump provokon Iranin, Presidenti amerikan publikon hartën ku Hormuzi shënohet si territor i SHBA-së

12:37 / August 19, 2026

Trump, numër rekord të ultra të pasurve në administratën e tij

12:31 / August 19, 2026

Zjarret përfshijnë Malin e Tërbunit, Gojanin dhe Gjegjanin, në terren 40 efektivë dhe dy helikopterë

10:57 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.