Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pse mund të shtyhen zgjedhjet?

20:28 / May 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi data 30 Qershor e caktuar për zgjedhjet lokale nuk është datë kushtetuese. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” Nga Mirela Milori, Bylybashi e konsideroi këtë pretendim si absurd.

Ish-deputeti shpjegoi se nuk ka një datë të shënuar për zgjedhjet lokale dhe kjo është kompetencë e presidentit. Kujtojmë se disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta me anë të një njoftimi bëri të ditur se mund të ridekretojë datën e zgjedhjeve dhe sipas Bylykbashit, ai përmend parimin thelbësor të Kushtetutës që ka të bëjë me pluralizmin.

“Kjo lidhet me një gjë. Rama ka frikë nga gjithë zullumet dhe kërkon të krijojë një hapësirë bosh mes tij dhe atyre që do i kërkojnë llogari për një kohë të gjatë dhe sa më shumë. Këtë e kemi me drejtësinë, kemi SPAK, që nuk po ngre kokë. Edhe KED njeriu i Ramës i drejton. Në letrat e tij shohim refuzimin e dialogut për zgjidhjen e krizës. Kjo krizë është shumë më tepër se pretendimi absurd që data 30 Qershor qenka datë kushtetuese. Nuk është datë kushtetuese 30 Qershori. Ose duhet të ja shpjegojnë më mirë Ramës këtë, ose është nga ato vizat e kuqe që Rama vë vazhdimisht, por që ia shuajnë shumë lehtë.

30 Qershori është data e fundit e periudhës së zgjedhorit të pranverës. Ka dy periudha zgjedhore pranvera dhe vjeshta. Periudha zgjedhore përmendet si koncept pa data ,por vetëm për parlamentin. Për pushtetin vendor ka vetëm një term që zgjidhet çdo katër vjet. Nuk flitet për gjatësinë e mandatit, por për periodicitetin e zgjedhjeve. Ky 30 qershori nuk është vetëm datë kushtetuese. Jo vetëm kjo është e rregulluar nga Kodi Zgjedhor, jo nga Kushtetuta, por nuk ka asnjë gërmë Kushtetuta. Kodi Zgjedhor merr për analogji zgjedhjet parlamentare sepse ka më shumë rregulla. Në vitin 2000 zgjedhjet lokale ka qenë në 1 Tetor 2000, më pas kanë qenë në 12 Tetor 2003, pastaj në 18 shkurt 2007, 5 Maj 2011 dhe 21 Qershor 2015 dhe tani 30 qershor 2019. Po ta shihni po  mbyllet një vit prej gati dy dekadash dhe nuk paskemi datën të shënuar. Kryeministria ka zero zë në këtë gjë. Është kompetencë e pastër e presidentit. Presidenti i Republikës përmend një parim thelbësor që është pluralizmi”, tha Bylykbashi. /abcnews

oerd bylykbashi votime zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.