Gazetari Artan Hoxha foli për operacionin “Shpirti”, ku janë arrestuar disa persona për trafik droge, mes të cilëve edhe policë.
Ai shprehet se SPAK e ka të vështirë të hetojë mbi ngjarjet e ndodhura së fundi.
“Deri tani SPAK është pa byro kombëtare të hetimit. Ne kemi bërë gati furrën e bukës, furrxhiun po s’ka miell. SPAK është mullixhiu që prodhon atë lloj buke që i çon ti. SPAK nuk ka mulli vetë.
Deri në këtë momente është shumë e vështirë. Operacion Shpirti është një bum shumë i madh ne kemi 4 ditë që japim informacion shumë, kush i jep peshë këtij informacion.
Dy emrat e zyrtarëve të lartë janë prokurori dhe drejtori. Të dy këta zyrtarët e lartë i kanë lënë në arrest shtëpie. Ky prokurori jeton në fshat të Lushnjes. Ky është për shpërdorim detyre. Duket se kemi një organizatë të krimit por janë dy episode të bashkangjitura rrugës”, tha Hoxha për Abc News.
