Kjo e mërkurë rezeveron të tjera emocione në arenën e madhe të Champions League. Sot do të luhet superndeshja Paris Saint Germain-Milan, në “Parc De Princes”.
Llogaritë janë ende të hapura dhe një fitore e mundshme për secilën skuadër do të ishte shumë e rëndësishme. Tek Parisi mungojnë Kimpembe dhe Mendes, ndërsa tek kuqezinjtë Chukëueze, Okafor dhe Loftus-Cheek. Në ndeshjen tjetër të grupit, Neëcastle pret në shtëpi Borussia Dortmund.
Kampionët në fuqi të Manchester City luajnë ndaj zvicerianëve të Young Boys, ndërsa grupin G e kompleton sfida Leipzig-Crvena Zvezda. Antëerp, ku luan dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Arbnor Muja, përballet me Porton, kundërshtarin më të fortë në grup dhe shqiptari pritet ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë. Barcelona luan përballë Shakhtar Donetsk, ndërsa Lazio udhëton në Holandë përballë Feyenoord.
