Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

PSG në hall, Neymar ka një dëmtim serioz

21:51 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ney
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paris Saint-Germain pritet që të jetë pa yllin e ekipit Neymar deri në fund të marsit. Braziliani ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të djathtë gjatë përballjes së PSG-së kundër Strasbourgut javën e kaluar, një lëndim që ishte pak a shumë i njëjtë me atë të 2018-ës që e kishte lënë atë pa luajtur 3 muaj.

Sipas L’Equipe, braziliani mund të jetë jashtë për dy muaj, që do të thotë se ai do të humbasë dy takimet parisienëve në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United dhe 12 sfida të tjera në kampionat dhe kupë.

“Do të jetë shumë vështirë që ai të përballet me United. Siç e shpjegova dje, është ende herët për të ditur kohën e rikthimit të tij”, tha trajneri i PSG, Thomas Tuchel duke shtuar “Ne duhet të presim për javën e parë dhe të shikojmë si do të jetë reagimi i tij pas tretmanit dhe vetëm pas kësaj mund të dimë më shumë”.

Trajneri i Brazilit Tite po ashtu ka udhëtuar në Paris për të parë gjendjen e yllit të kombëtares.

“Shëndeti i Neymar nuk mund të anashkalohet. Unë mund ta humbas punën por nuk mund të rri pa e telefonuar kur ai është i lënduar”, tha Titte.

Të hënën, mjekë nga Brazili dhe PSG u takuan në Paris, me në krye doktorin e kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar, i cili e operoi atë një vit më parë.

Gjithashtu, L’Equipe raportoi se fraktura e shfaqur në grafi nuk është e re, në fakt është e sezonit të kaluar.

Tani, ai po vuan nga “pseudarthrosis”, sepse që lëndimi i tij nga viti i kaluar ende nuk është shëruar plotësisht.

Brazil demtim neymar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundi i një epoke? Neymar flet për tërheqjen pas eliminimit tronditës të Brazilit nga Botërori 2026

08:18 / July 6, 2026

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 2026

 I gjithë stadiumi në këmbë! Lot dhe emocione në rikthimin e Neymarit, ylli brazilian rikthehet me Brazilin pas gati tre vitesh

09:55 / June 25, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.