Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Psikologia flet për ankthin që na kaplon kur s’kemi dëshirë të ikim të hënën në punë

16:17 / September 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hhhhhhhhhh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në literaturë është i njohur “Ankthi i të hënës”. Na ndodh kur kthehmi nga pushimet e vitit apo kur kthehemi nga një fundjavë çlodhëse. Nisim të bëjmë mendime si do të nisim punën prapë, shkurt përfshihemi nga “Sindroma e të hënës ansioze”.

“Kjo sindromë manifestohet me gjendje plogëshie, tendencë për të mos qenë në humorin e mirë të ditëve të zakonshme, çrregullim në gjërat që ti pret t’i bësh në më të mirën tënde, por që nuk ja del dot”, thotë Arjana Reli, psikologe.

ankthi

Si çdo gjë që në organizmin tonë që kërkon përshtatjen e vet ashtu ndodh edhe me ristartimin e trurit për punë. “Sindroma e të hënës ansioze” është pjesë e çregullimit të ankthit.

“E rëndësishme është që gjithçka është kalimtare. Varet dhe këtë e theksoj, nga menyra se si e përgatit veten secili, të mos lejojë energjitë negative t’i futen në pjesë energjive pozitive. Ngarkesa që marrim në punë duhet të jetë graduale, jo sa vijmë të punojmë me kapacitet të plotë”, thotë Reli.

Në botën e zhvilluar njerëzit i japin rëndësinë e duhur edhe kësaj sindrome. I drejtohen psikologut për të lehtësuar ngarkesën që u peshon.

“Një terapi e mirë është të flasim me një koleg të mirë, jo të zbrazim gjithë hallet, por të flasim për gjërat e bukura që bëmë në pushimet në fundjavë. Të kryejmë pauza të shpeshta, pasi puna do të bëhet më mirë, sesa kur fokusohemi shumë dhe nuk performojmë siç do të donim. Një këshillë tjetër është të shmangim kolegët që na japin energji negative”, sqaron psikologia.

Mjekja tregon se në punën e saj të përditshme me pacientët anthi i të hënës është një detaj që zbulohet gjatë bashkëbisedimit me pacientin.

“Pacientët nuk e identifikojnë këtë, ankthin e të hënës, por në kuadrin e çregullimit të ankthit ne e zbulojmë këtë sindromë”, thotë Reli. / panorama/

ankthi psikologia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.