Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar maxhorancën për skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë.
“Pas arrestimit të ish-ministrit ka plasur një skandal tjetër që në çdo vend normal duhet të ishte pasuar nga dorëheqja e Ramës, ao jo vetëm që ska dhënë dorëheqjen por doli sot për të na shpejguar se sishte problem i bravave të akshit. Rama filloi me patronazhistët sistemin që ndërtoi në funksion të masakrës së 25 prillit.
Të dhënat më sensistive të qytetarëve të marra nga drejtoria e tatimeve apo përmes të dhënave të tjera të aksesueshme nga qeveria në mënyrë të paligjshme ishin vënë në dispozicion të kryeministrit. Skandali i rrjedhjes së të dhënave sa i takon të ardhura është konfirmim i skenës kriminale të krimit elektoral të ndërtimit të sistemit të ri të shtetit të sistemit të patronazhistëve. Rama e di këtë dhe kjo është aryseja pse ka dalë ti rimbrojë.
Në një vend normal i pret ndjekja penale dhe dënimi me burg. Në veçanti ata që kanë idenuar skemën e vjedhjes së të dhënave dhe dalja e të dhënave të një numri të madh qytetarësh. Është skandaloze, do ishte skandaloze po të kishte ndodhur para 12 vitesh kur u futëm në NATO është dyfish skandaloze sot se tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria tregon për të mbrojtur të dhëna sensistive. Kjo vjen pas një sërë skandalesh të tjera, skandali i serverit të taimeve, për të marrë të dhënat e të gjitha kompanive dhe servera private. Kush do përfundojë në burg për këtë”, tha Basha.
