Autopsia e publikuar pas vdekjes së legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna zbulon se shkak i vdekjes për të nëntë viktimat ka qenë një traumë e fortë e forcës.
Raporti prej 180 faqesh zbulon gjithashtu se piloti 50-vjeçar Ara Zobayan dli negativ për drogën dhe alkoolin.
Shkaku i përplasjes së hekikopterit më 26 janar në Kaliforni mes mjegullës së dendur është ende në hetim. Vajza e Kobe, 13-vjeçarja Gianna ishte gjithsahtu në bordin e helikopterit. Pasagjerët, ku përfshihen dy miq të skuadrës së basketbollit të Gianna, të afërm të tyre dhe një trajner ishin duke shkuar në një turne në Thousand Oaks ku Bryant ishte caktuar si trajner.