Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Punonin në Call Center, por aktivizionin paketa telefonike në mënyrë të paligjshme. Dëmi, 510 mijë euro

10:53 / February 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
call center
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punojnë në një call center, dhe falë postit të tyre kanë mundur të vjedhin nga një kompani e huaj celularësh plot 510 mijë euro.

Policia e Tiranës bën të ditur se janë ndaluar 9 persona, të cilët kryenin rimbushje dhe aktivizim paketash për një kompani telefonike celulare jashtë vendit, duke përdorur platforma dhe aplikacione të kundraligjshme. Këtë aktivitet ata e kamuflonin me punën me tyre në një kompani Call Center në Tiranë.

Falë hetimeve 8-mujore të seksionit të krimit ekonomik në policinë e Tiranës u finalizua operacioni “Çentralisti”, ku nëntë persona janë ndaluar, janë proceduar në gjendje të lirë pesë të tjerë dhe janë shpallur në kërkim 6 persona, të gjithë punonjës të një Call Centeri.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë

Operacion policor i koduar “Çentralisti” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohen 9 shtetas për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Gjithashtu procedohen në gjëndje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë shpallen në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive hetimore 8 mujore, në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, finalizoi operacionin policor të koduar “Çentralisti”, ku u ndaluan shtetasit:

J. F., 36 vjeç, banues në Tiranë
A. V., 30 vjeç, banues në Fier
E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë
F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë
S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë
A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë
O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë
A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë
D. O., 25 vjeç, banues në Tiranë
 
Shtetasit e lartpërmendur kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.
 
Gjithashtu janë proceduar në gjëndje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.