Debate të forta në Open në Top Channel u bënë mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe moderators Eni Vasili.
Debati nisi kur u diskutua për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të Top Chanel Andi Bora.
Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari, por emblema, telvizioni.
“Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”,- tha Eni Vasili.
“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë”,- tha Klevis Balliu.
“Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë”- u kundërpërgjigj Ei Vasili.
Eni Vasili u kërkoi banorëve të kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora. Banorët e Unazës së Re kërkuan falje, ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu nuk pranoi të kërkonte falje.
“Klevis mos ndërhyj, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë”,- i tha Eni Vasili, Klevis Balliut.
Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, ku tha: “Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë ndaj gazetarit. Nuk duhet të ndodhë”.
