Dy atletë iranianë janë arrestuar pasi fotot e tyre tregojnë se po putheshin në çati. Alireza Japalaghy është atlet i njohur Parkour, dhe sipas BBC, policia e Teheratit tha se “lëvizjet e tyre jokonvencionale të cilat ishin në kundërshtim me zakonin dhe ligjin e Sheriatit” dhe për këtë u arrestuan.
Pra, arrestimi nuk erdhi për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste situata por se puthjet e këtij lloji nuk lejohen në Iran. Gruaja në foto nuk është identifikuar publikisht nga policia por mësohet se dhe ajo u morr në paraburgim.
