Periudha e shtatzënisë mbahet mend gjatë për nënat dhe këtë e tregon më së miri dhe vetë Kela Huta.
Ndërkohë së fundmi ajo ka zbuluar një detaj shumë të ëmbël nga koha kur ishte ende shtatzënë me Krid.
Këtë muzikë të Chopin mami ta vinte çdo mbrëmje dhe çdo mëngjes kur ti ishe akoma tek barku i mamit shpirt. Vetëm ato nëna që e kanë kaluar vetë këtë moment më kuptojnë pse lotoj sa herë e dëgjoj këtë muzikë dhe shikoj Krid! Nuk di sa të dua o krijesë e imja”, ka shruar Klea në Instagram.

Klea ka treguar se periudhën e shtatzënisë e ka shijuar shumë dhe tashmë këto kujtime i sjellin në mendje çdo gjë që ka kaluar me rritjen e Krid në barkun e saj e deri më sot që e mban në krahë. Kujtojmë se shumë shpejt, Huta do të rikthehet në ekran me një emision të ri të titulluar “Këngë moj”, e cila do të ketë një skuadër fantastike me emrat më të njohur të muzikës në Shqipëri
