Një 55-vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri këtë të mërkurë në Berlin.
Mediet gjermane raportojnë se autori ka qëlluar ndaj mjetit tip “Audi” me të cilin po lëvizte shqiptari.
Pasi e ka qëlluar, autori është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë policia gjermane po punon për kapjen e tij.
Sipas informacioneve 55-vjeçari nga Kosova me iniciale B.Z është qëlluar me plumb në shpatull.
